Kristiano Ronaldo, një nga futbollistët më të kushtueshëm në botë, tha gjatë një interviste se do të donte të gjente punonjësen e një dyqani McDonalds që i jepte hamburger falas kur ishte i vogël dhe shkonte të kërkonte ushqim.
Ai tha se kur stërviteshin me Sporting Lisbon, ata shkonin te një dyqan McDonalds ngjitur ku kërkonin për të ngrënë. Një grua e quajtur Edna dhe dy vajza të tjera nuk e refuzonin. Ronaldo tha se po t’i gjente, do të kishte dëshirë të darkonte me to në Lisbonë.
Një nga gratë është identifikuar, pas intervistës. Ajo quhet Paula Leka dhe është nënë e dy fëmijëve. Ajo kishte punuar në dyqanin ngjitur me stadiumin në atë kohë dhe thotë se Ronaldo, bashkë me fëmijë të tjerë, vinin shpesh pasi luanin.
Top Channel