
22/02 16:36
Finalja e sezonit të gjashtë të “Bachelor in Paradise” rezervoi shumë surpriza për teleshikuesit.
Demi Burnett dhe Kristian Haggerty, 24 dhe 27 vjeç, bën histori në reality show-n amerikan, si çifti i parë i të njëjtit seks që u fejua live.
Dyshja ishte pjesë e tre çifteve finale (nga katër) që pranuan propozime për martesë.
“Unë erdha këtu për të gjetur veten, por gjeta veten te ty,” ishin fjalët e Demit kur i propozoi bukuroshes bjonde.
E megjithëse çifti i vajzave u fejua në reality show, në studio Kristian i ktheu “nderin” 24 vjeçares, duke dhënë para të gjithëve versionin e saj të propozimit, duke shpjeguar se pse e dashuron Demin, e duke riafirmuar kështu marrëdhënien e tyre.
Top Channel