Ish kryeministri Italian Matteo Renzi deklaroi shkëputjen nga Partia Demokratike e qendrës së majtë dhe planet për të krijuar një lëvizje të re politike centrist, duke i dhënë një goditje balancës së pushtetit brenda koalicionit të brishtë qeveritar dy javor në vendin fqinj.

Renzi e bëri të qartë se do të vazhdojë ta mbështetëse këtë bashkimin PD- “Pesë Yjet”, por ndërkohë pritet të marrë me vete 30 deputetë prej partisë së tij, duke e dobësuar kështu influencën e liderit të saj, Nicola Zingaretti.

Pakënaqësia kryesore e ish shefit të ekzekutivit duhet të lidhej pikërisht me drejtuesin e lëvizjes populiste.

“Di Maio nuk më bind”, citohet të ketë thënë ai, “nuk punuam kaq fort që të përfundonim ortakë të platformës “Rousseau”. Politika për mua është shumë ndryshe nga algoritmet e Casaleggio-s, u shpreh ai duke iu referuar këtu bashkëthemeluesit të “5 Yjeve”.

Shkëputja nga Partia Demokratike konsiderohet deri diku një lojë kumara edhe për vetë senatorin 44 vjeçar, i cili orientohet drejt qendrës në një kohë kur popullariteti i tij është mjaft i ulët e sondazhet tregojnë se një shumicë dërrmuese e votuesve, e ndajnë mbështetjen e tyre mes Legës anti Pesë Yjeve kundër establishmentit.

Renzi argumenton se do të krijojë një forcë e re e cila të bëjë politikë ndryshe. Pas 7 vitesh zjarri mik, mendoj se duhet ta mbajmë parasysh që vlerat tona, idetë, ëndrrat tona nuk mund të jenë subject i sherreve të brendshme të përditshme, shkroi ai në FB. Vetë Zingaretti reagoi ndaj lajmit duke e quajtur lëvizjen e Renzit “një gabim”, megjithatë, shtoi ai, le të mendojmë tani për të ardhmen e italianëve, punët, mjedisin, bizneset, shkollat e investimet.

Një anketim i Corriere della Sera-s tregon se një parti e qendrës e drejtuar nga Renzi mund të përkrahet nga 3 deri në 8% e votuesve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA