Shqipëria ka prodhuar mbi 1,5 milion mbetje në 2018. Instituti i statistikave njoftoi se vitin që shkoi janë menaxhuar 1,32 milionë tonë mbetje urbane nga 1,25 milionë tonë që ishin një vit më parë.
Rritja vjetore është rreth 5,6 %. Ndonëse krahasuar me një vit më parë, treguesit e menaxhimit të mbetjeve kanë shënuar përmirësim, rreth 200 mijë ton mbetje janë jashtë përpunimit. Ndërkohë niveli i mbulimit të popullatës me shërbime komunitare për menaxhimin e mbetjeve urbane ra me 3,2 %, krahasuar me vitin 2017.
Eksperti mjedisit Sazan Guri thotë se ka pak analiza dhe studime për mbetjet urbane.
Guri shton se menazhimi i mbetjeve duhet të nisë nga riciklimi për të vazhduar me metodat e tjerë.
Sipas INSTAT, pjesa dërrmuese mbetjeve në vend 76,4% vazhdon të depozitohet në landifille, duke kaluar 1 milion ton. 18,5% e mbetjeve riciklohet, ndërsa 4,8% digjet përmes inceneratorëve. Në përbërjen e mbetjeve urbane komponent kryesor janë mbetjet organike. Në vitin 2018 mbetjet organike përbënin rreth 61,2 % të sasisë totale të mbetjeve, kundrejt 45,9 % që ishte ky tregues në vitin 2017.
Donald Jorgoni
Top Channel