Amerika do të bëhet eksportuesja më e madhe e naftës në botë, duke ia kaluar edhe Arabisë Saudite e Rusisë, e kjo për shkak të rritjes së “paprecedentë” të prodhimit të energjisë.
Deklaratën e bëri shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), Fatih Birol, gjatë një konference në Washington.
“Ata do jenë shumë afër në vitet e ardhshme, por është çështje kohe që SHBA-ja të kthehet në eksportuesen më të madhe të naftës në botë”, tha drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol, gjatë një konference në Washington.
Komentet e Birolit vijnë një ditë pasi Agjencia publikoi të dhënat paraprake, të cilat tregonin shifrat e eksporteve të naftës bruto të SHBA-së gjatë muajit qershor.
Në atë muaj, Amerika i kishte kaluar dy konkurrentët e saj më të mëdhenj. Ky ishte një sinjal, sipas ekspertëve, se konkurrenca për një pjesë të tregut global të naftës po shtohet ndjeshëm, ndërsa prodhimi i arit në Shtetet e Bashkuara po vjen në rritje nga viti në vit.
Birolit, thotë se në 2024, SHBA-ja pritet të përjetojë “rritjen më të madhe të prodhimit në historinë e naftës deri më tani”.
Parashikimet afatshkurtra sakaq, sipas Radios Evropa e lirë, janë që Amerika ta rrisë prodhimin e naftës në 1,25 milionë fuçi në ditë dhe një milion më shumë gjatë vitit të ardhshëm.
Top Channel