Katër shtetet e grupit të Vishegradit, Polonia, Çekia, Sllovakia dhe Hungaria kanë kërkuar anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në strukturat e Bashkimit Evropian. Në takimin e zhvilluar në Pragë ishin dhe liderët e pesë shteteve ballkanike, ndërsa Kosova u përfaqësua në nivel ambasadori.

Në një deklaratë të përbashkët, katër shtetet e Europës Qendrore bënë thirrje për avancimin e procesit për Ballkanin, por secili prej tyre ka një arsye të ndryshme për mbështetjen që jep.

Peter Pellegrini, kryeministër i Sllovakisë: Grupi i Vishegradit do që të mirëpresë anëtarë të rinj të BE-së dhe mbështet plotësisht hapjen këtë vit të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Andrej Babis, kryeministër i Çekisë: Ribashkimi i Europës nuk mund të jetë i plotë derisa i gjithë Ballkani Perëndimor t’i bashkohet procesit evropian të integrimit. Politika e zgjerimit është  mjeti më efikas për të mbështetur stabilitetin, sigurinë, demokracinë dhe zhvillimin në Ballkanin Perëndimor. Siguria në Ballkan është edhe siguri në Evropë.”

Mateusz Morawiecki, kryeministër i Polonisë: Nëse BE dështon të vijë me një ofertë për vendet e Europës Jugore ose për Ballkanin Perëndimor, shtete si Rusia, Turqia ose Kina do të jenë shumë aktive atje.”

Viktor Orban, kryeministër i Hungarisë: Nëse BE nuk do të kishte fjetur dhe do të pranonte Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë si anëtare, do të kishte më pak emigrantë ilegal në Evropë.”

Vendimi për hapjen ose jo të negociatave për anëtarësim me Tiranën dhe Shkupin do të merret më mesin e muajt tetor, në samitin e liderëve të BE-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA