24/11 09:50
Kreshnik Spahiu pavarësisht se tashmë jeton në Gjermani, duket se vazhdon ta ndjekë politikën shqiptare.
Dhe një nga ngjarjet që kishte vëmendje politike dhe mediatike, ishte edhe 21 vjetori i Azem Hajdarit. Spahiu në një postim në facebook e fton Rudina Hajdarin të lexojë gazetat politike të asaj kohe, e pikërisht atë të Sali Berishës.
Postimi i Spahiut
E nderuar znj. Rudina Hajdari,
21 vite më parë u ndërpre ëndrra e babait tënd dhe mikut tim më të mirë për një Shqipëri KuqeZi. Duke qenë se ti ishe fëmijë dhe nuk lexoje gazetat politike po të dërgoj intervistën e Sali Berishës kur Azemi ishte ende gjallë dhe ti krahasoje me lotët e tij dje në vendin kur legjenda kuqezi u vra mes tradhëtisë bardheblu!
Top Channel