Operatorë të paligjshëm vazhdojnë t’u ofrojnë qytetarëve kanale televizive kundrejt pagesës, pa pasur kontrolle apo verifikime nga autoritetet.

Në datën 12 shtator, Top Channel së bashku me Digital, verifikoi në qytetin e Kukësit, për të parë nëse ka operator që në mënyrë të paligjshme transmetojnë kanale televizive.

Në pjesën veriore të vendit, ka dyshime se transmetues të paligjshëm po shfrytëzojnë frekuenca për transmetime digjitale tokësore. Në Kukës, ku një operator po shfrytëzon në kundërshtim me ligjin katër frekuenca, pa pasur autorizimin e autoritetit përkatës rregullator. Në njërën nga këto frekuenca transmetohen Top Channel dhe kanalet e Digitalb, pa pasur një marrëveshje të ligjshme me to.

Ky është grupi i teknikës së Digitalb, të cilët nëpërmjet kësaj pajisjeje konstatuan se operatori në njërën nga frekuencat po transmeton Digitalb dhe Top Channel.

Transmetimi i paligjshëm në këto frekuenca, shpërndahet nga antena të cilat ndodhen në qytetin e Kukësit dhe ky operator u ofron qytetarëve kundrejt pagesës, shërbime për të cilat nuk ka një marrëveshje ligjore me operatorët televizivë.

Për këtë arsye Digital, me datë 13 shtator, i ka dërguar një ankesë Autoritetit të Medias Audiviziove, të cilin e vë në dijeni për transmetimet e paautorizuara të Top Channel dhe kanaleve të digital.

Ky është dokumenti që kërkon ndërhyrjen e autoriteteve për të penguar këtë vjedhje të programeve televizive të Digitalb. Kompania Digitalb nuk do ndalet me kaq dhe do kërkojë edhe gjetjen e përgjegjësive penale.

Ndërkohë ata që kanë blerë shërbimet nga Televizioni që piraton programet e Digitalb, humbin gjithçka që kanë shpenzuar pasi shërbime të tilla do të mbyllen.

Andi Bora

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA