Në studion e Top Talk ditën e sotme në Top Channel ishte i ftuar Fahri Balliu, për të mësuar se nëse nga front i opozitës do ketë një lëvizje politike për situatën në vend.

“Opozita edhe në këtë verë të nxehtë ishte aktive dhe nuk u tërhoq nga posti i vetë opozitar, mbetën të ndezuar disa nga protestat, siç është e përhershmja ajo e unazës, disa nëpër rrethe dhe reagimet për votimet e 30 qershorit. Opozita po futet në një zonë vazhduese dhe të rë për nga intensiteti i angazhimit të saj për shkak se nuk ndodhet në parlament dhe ne këto bëmat e tjera të sistemit të Ramës. Duhet sqaruar se opozita nuk ka ikur nga sistemi, por ka ikur nga sistemi i Ramës dhe Rama ka ikur nga sistemi i demokracisë dhe ka kaluar në monizëm. Pra opozita është në fushën e saj të lojës, dhe unë besoj që, duke përfshirë dhe konferencën e djeshme të Bashës, e cila kishte shumë paralajmërime dhe zbërthime të thella të afërta me të vërtetat e hidhura ekonomike që po kalon vendi”, tha Balliu.

Ju thatë që opozita ka ikur nga sistemi i Ramës, por jo nga sistemi, pra çfarë duhet të bëjë opozita që të zhbëjë sistemin e Ramës?

“Opozita po e thellon identifikimin dhe ne tani kemi një risi të madhe që opozita nuk është e vetmja ajo që paralajmëron, parashikon apo akuzon, por kemi një media të madhe ndërkombëtare pro ideve të opozitës kemi kancelari të mëdha dhe qëndrime të Departamentit të Shtetit. Kemi një sinjalistëke të re. Ardhja e Venecias, me kërkesë të mazhorancës, për të justifikuar dështimin e vet të Komisionit’, tha ai.

Po në qoftë se Komisoni e motivon dhe justifikon aktin dhe qëndrimin e mazhorancës përballë presidentit?

“Komisioni nuk asnjë gjë në dorë për këtë punë, por ai do të përdorë këshillin e Venecias për të pushuar luftën. Kemi sinjalistike të re pasi kanë ardhur dy senator këtu amerikanë, pritet të vijë një grup tjetër, më i madh, kemi disa deklarata kancelarish që godasin me deklaratat e tyre, si ajo e Hahn për shemull.
Korrupsioni i Ramës dhe bashkëngjitja e tij me krimin janë bërë më të forta se dëshira e tij për të ndenjur në pushtet. Ato që ndodhen më Vorën, Valdrin Pjetrin po e betonojnë mendimin se ky nuk bën dot pa kriminelët “, u shpreh Balliu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA