750 euro të falsifikuara, arrestohet në Vlorë 30-vjeçari
13/09/2019 10:08
Një 30-vjeçar me iniciale G. M është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi dyshohet si posedues i disa kartëmonedhave false.
Në aktivitetin privat, të ndodhur në rrugën “Hajredin Haxhiraj”, janë gjetur të fshehura 750 euro, të dyshuara si të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Mbi shtetasin G.M rëndon vepra penale “Falsifikimi i monedhave”.
Mësohet se materialet i janë referuan Prokurorisë.
Top Channel