Në seancën e sotme plenare, ministrja e Parlamentit, Elisa Spiropali, teksa foli rreth domosdoshmërisë për të vënë dorë në disa akse specifike të vendit, ceku temën e presidentit, mosmiratimin e tij për ndërhyrjet në fjalë, duke e lidhur situatën në fjalë më zhdekretime të tjera të kësaj natyre, përfshirë atë të zgjedhjeve të 30 qershorit.

“Është domosdoshmëri të përmend jo vetëm nevojën emergjente për ndërhyrje në këto akse, rruga e Veriut njihet ndryshe dhe si autostrada e vdekjes. Presidenti, partisë së të cilit i qan zemra për varfërinë, u referohet disa argumenteve emotive për shpenzime në kurriz të këtyre njerëzve. Që Kryemadhi i përdor këto argument në mitingje e dinim, por që presidenti i Republikës t’i kthejë në dekrete këto përvuajtje hipokrite të opozitës, këtë nuk e kishim menduar. Po kështu është domosdoshmëri aksi Orikum- Llogara, është një investim që presidenti e kundërshton me argumentin e interesit publik. Presidenti këtë katrahurë e bën për të plotësuar dështimin e miqve të tij të luftë,s që janë katandisur si mos më keq, që i ndihmoi sa mundi dhe nuk po ia dinë”, tha Spiropali.

Më tej vazhdoi:

“Ashtu siç bëri edhe kur zhdekretoi zgjedhjet, duke paralajmëruar qametin që nuk ndodhi, ende presim me kërshëri të dimë se kush donte ta digjte parlamentin. Dështuan në mënyrë spektakolare jo vetëm në zgjedhje, do vazhdojnë të dështojnë, përderisa nuk kanë asnjë vizion shtetbërës. Kujtoj se Komisioni Hetimor nuk do shërbejë si mekanizëm ndëshkues, por si një mekanizëm çlirues për ta kthyer Ilir Metën në krye të opozitës”, përfundoi ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA