Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat, Rudina Hajdari beson se do të arrihet një marrëveshje midis Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, dhe diçka të tillë e ka paralajmëruar më parë.
Por në emisionin “Open” në Top Channel, Hajdari theksoi se marrëveshja që mund të arrihet në fillim të vitit të ardhshëm do të sjellë fundin politik të kryetarit të PD-së.
“Marrëveshja ka për të ndodhur, mund të ndodhë në fillim të vitit që vjen. Rama do e sfilisë Bashën sepse ai nuk ka asnjë interes për një marrëveshje me Bashën. Rama do e ofrojë marrëveshjen kur Basha të jetë i dobët. Kjo tavolinë do të jetë fundi i Bashës”, theksoi Hajdari.
Hajdari deklaroi gjithashtu se e sheh shumë të dobët Partinë Demokratike për momentin. “Por nuk mendoj se PD nuk e ka forcën të ringrihet apo të ketë forca të reja politike që të ringrejnë të djathtën”, shtoi deputetja.
Abilekaj: Basha nuk mund të bëjë marrëveshje me Ramën pa LSI-në
Agron Duka: Shqiptarët nuk e mbështesin një pakt Rama-Basha
Top Channel