Mjaftoi titulli “Big Bordello” që Sabiani përdori fillimisht për klipin e tij të fundit dhe i gjithë rrjeti u bë “lëmsh”.
I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Sabiani tregoi se ishin pikërisht paragjykimet e njerëzve që nxituan të ndikoheshin vetëm nga titulli, pa kuptuar fabulën e klipit, ato që e detyruan ta ndërronte titullin në “Showbiz 2”, titull ky që ndryshe nga i pari, tërhoqi menjëherë vëmendjen e portaleve dhe solli më shumë klikime.
Megjithatë, përpos historisë dhe lajmeve të bujshme që kanë qarkulluar së fundmi për shkak të titullit të klipit, këngëtari i mëshoi faktit se showbizi dhe skena shqiptare janë shndërruar me të vërtëtë në bordello, ku paraja është qendra e gjithçkaje.
“Tregu muzikor njëherë është bordello. Është bërë një rrëmujë, një gjë e zymtë që as vetë nuk po e kuptoj. Shpirti shitet me lekë, çdo gjë është kundrejt parasë. Nuk jam kundra që çdo gjë të blihet me lekë, por jo deri të shpirti!”, tha ai.
Sa i përket planeve të afërta në muzikë, Sabiani tregoi se është duke punuar për një baladë, që pritet të lançohet brenda 20 ditëve.
Top Channel