Duke diskutuar për një marrëveshje Rama-Basha, avokat Spartak Ngjela tha në emisionin “Open” në Top Channel se marrëveshja është në interes të të dyve, pasi nuk duan ndryshimin e sistemit.
“Çfarë do të të thotë marrëveshje? Marrëveshje do të thotë interes. Basha dhe Rama kanë interes të përbashkët mos-ndryshimin e sistemit. Një sistem të cilët nuk votojnë dot as emigrantët”, tha Ngjela.
Ngjela bën thirrje për ndryshim në sistemin e kodit zgjedhor.
Ai hodhi poshtë edhe diskutimet për një marrëveshje Rama-Meta apo Rama-Basha. Sipas Ngjelës tani do të vendosë Komisioni i Venecias.
“Ata kërkuan Komisionin e Veneciasm, tani ajo do të japë verdiktin përfundmitar. Pa Venecian janë rehat këta. Tani vendos Venecia dhe jo këta” u shpreh avokati.
Agron Duka: Shqiptarët nuk e mbështesin një pakt Rama-Basha
Top Channel