Prokuroria e Krimeve të Rënda, Prokuroria e Elbasanit , Prokuroria e Përgjithshme dhe Laboratori i Kriminalistikës, kanë ngritur supet para pyetjes së Gjykatës, se ku janë provat materiale, sipas të cilave akuzohet shtetasi Suel Cela dhe dy të tjerë.
Bëhet fjalë për pamjet filmike të shfaqura botërisht ku tregohet përplasja dhe në bazë të të cilës Prokuroria ngriti akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë në dëm të oficerëve të policisë.
Prokurori i çështjes iu përgjigj gjyqtarit se nuk dinte asgjë se si u zhdukën filmimet , përderisa dosja disa herë kishte qarkulluar për kompetencë në disa Prokurori.
Por megjithëse pamjet e kamerave të sigurisë janë rikuperuar, në të vërtetë kjo histori merr përmasat e një skandali,
Për sa kohë nuk është respektuar protokolli i dorëzimit të provave, që nga laboratori i kriminalistikës , që duhet të bënte disa kopje të këtyre materialeve.
Kjo do të thotë se në Gjykatë do të shfaqen pamjet e rikuperuara, dëshmitarët e pyetur me herët kryesisht oficerë policie që ishin në detyrë gjatë aksionit në tregun agroushqimor kanë deklaruar se nuk mundën të identifikonin se kush ishin personat që gjendeshin në automjet dhe për të cilin Prokuroria këmbëngul se rrezikoi jetën e katër oficerëve.
Tashmë zhdukja e provave mund të konsiderohet për prokurorinë si ‘Ngjarje që ndodhin”, por jo për avokatët që do të jenë në pozicionin e duhur për të kërkuar pafajësi apo edhe rikualfikimit të veprës nga vrasje e mbetur në tentativë në kundërshtim të forcave të policisë, veçanërisht për njërin prej tyre, shtetasin Suel Cela , për të cilin policia ka organizuar disa aksione por ka dështuar.
Anila Hoxha
Top Channel