Debatet e zjarrta u zhvilluan në Open në Top Channel. Gazetari Alban Dudushi ka debatuar me kryetarin e Partisë Agrare Agron Duka.

Dudushi akuzoi opozitën se ka humbur energjinë e protestuesve dhe se aksioni opozitar ka dalë huq.

Ndërkohë që Duka ndërhyri duke i qëndruar qëndrimit të opozitës që zgjedhje nuk mund të ketë me Edi Ramën kryeministër. Duka përmendi të kandidatët e PS për bashkitë që janë akuzuar nga Partia Demokratike për persona me të shkuar kriminale.

Dudushi kundërshtoi Dukën duke thënë që të gjitha këto sollën protestat e opozitës që dolën huq. Tani pas gjithë atyre protestave dhe harxhim energjish të mbështetësve të opozitës flisni për marrëveshje me Ramën.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA