Policia braziliane ka ngritur padi kundër një modeleje e cila kishte akuzuar yllin e futbollit, Neymar, se e kishte përdhunuar në një hotel në Paris. Modelja tani akuzohet për shantazh.
Najila Trindade the ish bashkëshorti i saj, Estivens Alves, janë akuzuar se kanë mashtruar gjykatën me qëllim për të zhvatur sulmuesin e Brazilit.
Neymar i kishte kundërshtuar të gjitha akuzat duke këmbëngulur se marrëdhënia e tyre kishte qenë me pëlqimin e të dyve. Ai postoi një video ku tergonte bisedat e tij në Ëhatsapp me vajzën, të cilës i kishte paguar udhëtimin për në Francë dhe kishin kryer marrëdhënie para se ajo të kthehej në Brazil.
Vajza, nga ana e saj, nxori një video ku ajo dhe Naymar dukeshin duke u grindur me Neymarin. Çështja u bë aq e madhe sa Brazili luajti në Kupën e Amerikës pa sulmuesin e tyre, i cili është gjithashtu një nga lojtarët më të kushtueshëm në botë.
Policia e mbylli çështjen për mungesë provash. Neymar, një nga lojtarët më të shtrenjtë në botë, u çlirua nga të gjitha akuzat.
Top Channel