Video/ ‘Chip’ që njeh rrugët, njihuni me teknologjinë që do të reduktojë aksidentet
11/09/2019 06:13
Pagjumësia e drejtuesve të makinës është një ndër shkaktarët kryesorë të aksidenteve në botë. Një shpërqëndrim disa sekondësh mund të ketë pasoja fatale.
Në Angli disa studiues po testojnë automjetet që ecin në mënyrë autimatike dhe gjejnë një vend të sigurtë ndalimi.
Sipas hulumtuesve kjo do të bëhet e mundur nga një chip i cili do të arrijë të njohë gjithë sistemin e rrugëve dhe shoferi automatik do ndalë në një vend të sigurtë.
Provat e para kanë dalë me sukses. Qëllimi i këtij grupi studiuesish është ulja e numrit të aksidenteve. Tani me këto makina edhe në qoftë se ju zë gjumi në timon nuk është problem.
Ju ftojmë të shikoni videon e mëposhtme, e sqaron mënyrën e funskionimit:
Top Channel