Pas mbërritjes së anëtarëve të Komisionit të Venecias dhe takimit më anëtarë të politikës si dhe me presidentin Ilir Meta ky i fundit ka dalë në një konferencë për shtyp.
Meta tha se pas pushimeve të cilat ai i cilësoi të gjata, ka ardhur koha që politika të kthehet përballë publikut.
“Edhe mysafirë kemi patur, dhe natyrisht pas pushimeve që nuk i meritonim kaq të gjata flas për ne të politikës është koha për tu kthyer përballë mediave e publikut”, tha ai.
Këtë konferencë po e mbaj edhe për mediat, interesin e tyre, duke patur parasysh që ishin dje edhe përfaqësues të Venecias të cilat i takova dje.
Dua ta falenderoj kuvendin për respektin që tregon për Venencian, bashkëpunimi i presidentin me Venencian do jete i shkëlqyer e transparent. në respekt të punës së tyre deri më ne 11 tetor, atyre u është dërguar një raport paraprak, këto dokumenta do jenë publike në faqen e presidencës shqip dhe anglisht duke nisur nga dita e hënë dhe do jetë i hapur për tu pasuar me opinione. Sepse kemi të bëjmë më një çështje shumë të rëndësishme.
Unë kam një përgjegjësi të veçantë që ta jap kontributin tim në këtë cështje të shtetit të së drejtës e pluralizmit politik.
Kjo është një sfidë që unë e mirë pres dhe sjell një ndërkombëtarizim të një çështje nga kuvendi i Shqipërisë, por si një president tepër i bindur se ku është një shërbim tepër i rëndësishëm, të jeni të sigurt se do e bej në mënyrën më të mirë mundshme, jam i hapur për pyetje të çdo anëtari të Venecias.
11 tetori një datë e rëndësishme, qytetarët e dinë punën e presidentit.
18 tetori është një datë e rëndësishme, prandaj i ftoj të gjithë të merren me të, po aq sa duhet, edhe median, se une 11 tetor jam i gatshëm të shkoj në Venecia. pra mos të harrohet.
Prandaj e përmenda punën e pushimeve më herët. Ndoshta vetëbesimi se provimi në vjeshtë është i sukseshëm i ka zgjatur dhe pushimet, ju e dini që unë pushimet e mia i ndërpreva disa herë”, tha ia.
I pyetur edhe nga gazetarët sërish për incidentin e paralajmëruar të 8 qershorit, Meta tha: “Për 7 qershorin, një ditë para dekretit, kjo është e vërtetë, nuk kam thënë ndonjëherë gënjeshtra. Unë nuk mund të them më shumë në respekt të ligjit, kam dërguar kërkesë në presidencë për tu njohur me këtë informacion, dhe më pas ajo t’ia vërë në dispozicion kuvendit. Por informacioni është tërësisht i vërtetë. Në këtë dokument do i ndiqni zhvillimet e asaj kohën dhe do e kuptoni që ishte një situatë e çmendur dhe më mirë nuk e përshkruante as raporti i OSBE/ODHIR. Ky antagonizëm, siç citon raporti ishte tregues i përgjegjësisë së përbashkët të aktorëve politikë, dhe një palë përtej këtyre mund ta shfrytëzonte situatën.”
Top Channel