Pinguinët homoseksualë janë prindërit e një të vogli pa gjini
11/09/2019 22:17
Pinguini 4-muajsh te kopshti zoologjik i Londrës, që po rritet nga dy mama, do të jetë i pari që s’do të emërtohet për nga gjinia.
Çifti homoseksual i pinguinëve mori vëmendjen e mediave kohët e fundit pasi u panë të birësojnë një zog të vogël e ta rrisin bashkë.
Të voglit nuk i është vënë ende emri, por nuk do t’i përkasë asnjë gjinie. S’do të jetë as emër mashkullor, as emër femëror, sipas kompanisë “Jetës Detare”.
Roki dhe Marama, dy prindërit femra të vogëlushit, nuk janë i vetmi çift pinguinësh homoseksualë që birësojnë të vegjël.
Maxhik dhe Sfen u vunë në provë vitin e shkuar në kopshtin zoologjik të Danimarkës, duke u lënë një vezë që t’u çelë, dhe të dy e birësuan të voglin që lindi.
Top Channel