Policia ne Ilinoi të SHBA-ve ka nxjerrë foton e një personi të kërkuar për shitje amfetamine, dhe duket pothuajse njësoj me personazhin e serialit shumë të famshëm, Breaking Bad, i cili në film po ashtu është shpërndarës metamfetamine.

Tod Barik ka kokën qerose, syza dhe mjekër pothuajse të njëjtë si Uolker Uajti, dhe është 50 vjeç, po aq vjeç sa ç’ishte personazhi i serialit kur la punën si mësues dhe u bë trafikant.

Ngjashmëria e madhe ka bërë që postimi në faqen e policisë të bëhet virale për arsye të tjera. Disa nga komentuesit u thonë policëve të kërkojnë në Albukërk ose te dyqanet e restoranteve “Los Pollos Hermanos”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA