Ambasadori Gjermanisë, Petert Zingraf, nga takimi me kreun e kuvendit Gramoz Ruci, citohet të ketë deklaruar një dritë jeshile në Tetor, për çeljen e negociatave mes BE-s dhe Shqipërisë.
“Kancelarja Merkel ka deklaruar së fundi se Ballkani Perëndimor dhe Shqipëria kanë rëndësi strategjike për Gjermaninë dhe BE-në.Synimi i Gjermanisë është t’i thotë PO çeljes së negociatave me Shqipërinë”, shprehet Petert Zingraf Ambasador i Gjermanisë në Shqipëri.
Kryetari kuvendit Gramoz Ruçi në takim e quajti Gjermaninë si lokomotivën ekonomike dhe politike e Europës.
Ne i jemi mirënjohës Bundestagut, qeverisë gjermane dhe personalisht Kancelares Merkel për fokusin e tyre të veçantë ndaj Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjes së rrugëtimit tonë europian. Shpresojmë që kjo mbështetje do të vazhdojë dhe se Bundestagu dhe Qeveria gjermane do tu thonë PO çeljes së negociatave me Shqipërinë në mbledhjen e Këshillit Europian të tetorit”, ka thënë Gramoz Ruci.
Ky qëndrim i ambasadorit Gjerman vjen vetëm dy ditë përpara takimit të kryeministrit Edi Rama me kancelaren Merkel në Berlin. Ndërkohë një ditë më parë Ambasadori Gjermanisë Petert Zingraf kërkoi çuarjen përpara pa humbur kohë të reformës zgjedhore.
Muhamed Veliu
Top Channel