Në konferencën e tij për shtyp me mediat, presidenti Ilir Meta u pyet ndër të tjera rreth një shkarkimi të mundshëm nga detyra. A i druhet ai gjithë kësaj?
Ndër të tjera, në përgjigjen e tij, presidenti tha se shkarkimit i druhen të gjithë ata që kanë frikë nga votimet demokratike apo dorëheqjet.
“Dua t’jua rikonfirmoj edhe një herë se do të punojmë bashkë deri më 24 korrik 2022. Nuk ka asnjë shans dhe asnjë mundësi që Presidenti Ilir Meta të dalë nga kjo zyrë deri më 24 korrik 2022. Është betuar, do të mbrojë rendin kushtetues, demokracinë dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë në interesin e popullit shqiptar”, deklaroi ai.
Top Channel