Meta pas takimit me “Venecian”: Po të kishim respektuar rekomandimet, nuk do ishim në këtë situatë

10/09/2019 14:09

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas takimit që zhvilloi delegacionin e Komisionit të Venecias, i cili ka ardhur për një mision faktmbledhës në Tiranë. Meta thotë se nëse do ishin respektuar në të kaluarën rekomandimet e këtij komisioni, Shqipëria nuk do të ishte në situatën ku ndodhet sot.

“Kënaqësi të prisja sot një përfaqësi të Komisionit të Venecias. Nëse do ishin respektuar rekomandimet e tyre në të kaluarën, Shqipëria kurrë nuk do të ishte në këtë situatë”, thotë Meta.

Delegacioni i Venecias po takohet me zyrtarët e lartë të shtetit në kuadër të misionit që do mbledhë fakte mbi kërkesën për opinion të mazhorancës nëse presidenti Meta ka shkelur ose jo Kushtetutën me zhdekretimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA