Përmes një investigimi Fiks Fare denoncoi veprimet e një avokati i cili duke ndërmjetësuar si sekser me gjyqtarët e gjykatës së Kurbinit, arriti të lironte dhe të pushonte hetimin për një të pandehur të akuzuar për kultivim të bimëve narkotike.

Investigimi ka zbuluar se për te paguar gjyqtarët janë marrë 6 mijë euro, ku nëpërmjet kamerave të fshehta është zbuluar i gjithë mekanizmi.

Denoncimi mbërriti në Fiks Fare nga Kastrijot Sula i cili tregoi fakte sesi babai i tij pagoi 10 milionë lekë avokatin Sami Dema që vëllai i tij Besnik Sula të mos dënohej. Tre pjesëtaret e familjes Sula ishin nën akuzë për kultivim narkotikësh.

Avokati Dema në video ka pranuar se 6 mijë euro i ka marrë për t’ua dhënë gjyqtarëve që kishin çështjen në gjykim, ndërsa tre milion lekë ai i ka marrë për veten e tij.

Gjatë këtij proçesi, babai i dy të pandehurve ka marrë përsipër fajësinë dhe është dënuar. Trupi gjykues i Gjykatës së Kurbinit, me kryesues gjyqtarin Aurel Arapi në 2016 vendosi pushimin e çështjes për të pandehurin Besnik Sula. Por vendimi u apelua nga Prokuroria dhe Gjykata e Apelit të Tiranës dënoi Besnik Sulën me 4 vite burg.

Kastrijot Sula gjatë bisedës me avokatin i kërkon llogari se ku kanë shkuar paratë që familja e tij i dha për gjyqtarët që do të lironin nga akuzat të vëllain. Avokati Dema shpjegon se 6 mije eurot i ka çuar atje ku kishte premtuar, pra tek gjyqtari i Kurbinit, dhe se më tej nuk mund të çante dot.

Por kur Kastrijot Sula dhe kunata e tij në një takim të dytë kërkojnë kthimin e 6 mijë eurove, avokati ndryshon sjellje dhe thotë se paratë u harxhuan për shpenzime gjyqësore. Pas këmbënguljes së qytetarit avokati Dema largohet duke dhunuar qytetarin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA