Sot, në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, deputetë përfaqësues të grupeve parlamentare të opozitës zhvilluan një takim me Delegacionin e Komisionit të Venecias, i cili ndodhet në Tiranë me kërkesë të Kuvendit të Shqipërisë, në kuadër të aktivitetit të Komisionit Hetimor Parlamentar “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”.

Deputetët e pranishëm vlerësuan rolin e rëndësishëm këshillues të Komisionit të Venecias në mbështetje të Komisionit Hetimor, si dhe shkëmbyen pikëpamje mbi situatën aktuale politike në Shqipëri dhe mbi rolin që deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë në zgjidhjen e ngërçit politik në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA