
25/02 22:59
Gjatë komunikimit të tij me mediat, pas shtyrjes së gjyqit për në datën 19 shtator, Saimir Tahiri ceku edhe çështjen e akuzave për shpenzime luksoze, jo p[ak herë të adresuara ndaj tij.
Ish- ministri i Brendshëm hodhi poshtë pretendimin se ka paguar 1 mijë euro natën në një hotel.
“S’kam bërë shpenzime marramendëse. Maksimumi që unë kam paguar ka qenë 140 euro”, tha ai.
Po kështu, Tahiri foli edhe mbi deklaratën e tij gjatë procesit gjyqësor, duke i mëshuar sërish, sipas të cilit nëse përgjimi ku thuhet se ai mori 20 milionë euro në fushatë merret si i vërtetë, atëherë duhet të hetohen të gjithë.
Top Channel