25/11 22:03
Nisi sonte në Top Channel emisioni Open, ku u diskutuan temat më të nxehta të politikës.
I ftuar në panel, diplomati i njohur Neritan Ceka u ka bërë një thirrje popullit shqiptar që të mos votojnë më qorrazi sepse nuk kjo nuk i shërben vendit.
‘Jemi një vend me histori dhe po përfundojmë pa popull’- tha Ceka. Në fund ai rrëfeu një vizitë të një zyrtari të huaj në vitin 1999.
Diplomati tregon se zyrtari u ‘tmerrua’ kur shikoi kamarier që dinin 4 gjuhë të huaja dhe ministra që s’dinin asnjë gjuhë të huaj.
Ceka e mbylli me thirrjen: Votoni kamarierët dhe jo ministrat.
Top Channel