Ngjarja e korrikut në Babrru, ku u vodh kasaforta dhe mjeti në banesën e shtetasit B.M ka mundur të zbardhet duke vënë në pranga dy autorë të dyshuar, ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim.

Kështu, u arrestua 36-vjeçari F.Ll, lindur në Mirditë e banues në Fushë Mëzë (i proceduar më parë për kalim të paligjshëm të kufirit) si dhe 37-vjeçari E.C, lindur dhe banues në Tiranë.

Po kështu, në kërkim është shpallur edhe 37-vjeçari E.C, gjithashtu banor i Tiranës.

Shtetasit në fjalë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin vodhën në banesën e B.M-së, kasafortën me një sasi të konsiderueshme eurosh  dhe automjetin e tij.

Në momentin e kapjes, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale mjetin e  vjedhur në pronësi të  shtetasit B. M., si dhe një mjet tjetër me të cilin këta shtetas lëviznin.

Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale  “Vjedhja” , kryer në bashkëpunim.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA