Tekstet shkollore me gabime, shqetësimi i gjuhëtarëve: Jo vetëm në drejtshkrim, por edhe në konceptim

08/09/2019 15:30

Me fillimin e shpërndarjes së teksteve shkollore më 2 shtator, për sistemin parauniversitar, përmbajtjet e librave vijojnë të kenë probleme shqetësuese për gjuhëtarët.

“Gabimet drejtshkrimore janë një problem teknik, por më shqetëson ana konceptuale, zgjidhja e cila varet nga qendrat kërkimore shkencore si dhe departamentet e universiteteve”, u shpreh studiuesi shkencor, Tomorr Plangerica.

Mungesa e koordinimit mes institucioneve arsimore reflekton gabimet në hartimet e teksteve mësimore për nxënësit. Sipas studiuesit shkencor në Institutin e Gjuhësisë,  Tomorr Plangarica ka një mënyrë për përmirësimin e librave shkollorë.

“Duhet të bashkëpunojnë institucionet për të arritur më të mirën “, tha ndër të tjera ai.

Në të kundërt, mësimdhënia në klasat do të vazhdojë të jetë e cunguar, pasi ndërlidhja me anë të teksteve shkollore të mësuesve me nxënësit do të jetë e gabuar. Edhe pse kontributi i hartuesve mund të jetë maksimal.

“Le të merren hartuesit më të mirë të teksteve, pa bashkëpunim nuk do të përmbushet misioni i tyre”, deklaroi Plangerica.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA