Në bregun e Shëngjinit u spikat një jaht luksoz me një vlerë prej 2 milionë eurosh. Qenë disa peshkatarë ata që vunë re mjetin e braktisur, 13 metra të gjatë, i cili gjendej i ankoruar 12 milje larg portit të Shëngjinit, me motorë të ndezur dhe flamunj të Turqisë.
Pas njoftimit të rojeve bregdetare, brenda jahtit u gjet pasaporta e biznesmenit të njohur turk, 31-vjeçarit Sevgin Yavuz.
Mësohet se ky i fundit u nis për pushime në Adriatik, ndërkohë që ende nuk ka një shpjegim të ndalesës së tij në Shëngjin dhe të zhdukjes së pronarit apo personave të tjerë që mendohet se kanë qenë në bord me të.
Nga burime të ndryshme bëhet me dijeni se jahti luksoz ishte nisur nga porti i Tivarit, në Malin e Zi.
Autoritet përkatëse kanë nisur hetimet për të gjetur biznesmenin turk, shoqëruesit e tij dhe arsyen e braktisjes së mjetit lundrues.
Top Channel