Hyso Telharaj ishte vetëm 22 vjeç kur u vra në fshatin e zonës së Foggia. I riu shqiptar kishte ardhur në Itali për të kërkuar punë. Ai ishte një bujk që mblidhte frytet e tokës së Capitanatas.

Shqiptari nuk u vra nga sëmundja apo u përkul nga lodhja si shumë punëtorë të fermave: Hyso u vra nga pronarët e tij sepse nuk iu përgjigj shantazheve të tyre. Ishte 8 shtatori i viti 1999.

Në përvjetorin e njëzetë të vrasjes së tij, Libera (shoqatë italiane që promovon aktivitete protestuese kundër fenomenit mafioz, krimit të organizuar italian dhe krimit të organizuar në përgjithësi”, ka organizuar tre ditë kujtesë dhe angazhim të titulluar “Buzëqeshja e ëmbël e Hyso Telharaj”. Vizitorë të shoqatës, do të jenë motra Suzana dhe vëllai Ajet Telharaj – që do të vijnë nga Shqipëria.

Gjatë tre ditëve ata do të takohen me  Don Luigi Ciotti, presidenti kombëtar i Liberës; Anna Lepore – sekretari i përgjithshëm Flai Cgil Bari; Ludovico Vaccaro dhe Prokurorin e  Foggias.

“Këto ishin vitet kur nuk flitej për mafiet e Foggias dhe aq më pak për dëmin e pallogaritshëm që këta fermerë po i bënin tokës, duke menaxhuar jetën dhe vdekjen  e shumë njerëzve, që ishin të padukshëm edhe për ne nga Puglia”, thuhet në njoftimin e Liberas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA