Kërkesat në rritje të prindërve për të regjistruar fëmijët në çerdhe dhe kopshte publike ka vënë para përgjegjësisë bashkinë e Tiranës për të shtuar ambientet dhe për të rritur kapacitetet.

Çerdhja “Pranverat” në njësinë numër 10 nga 150 fëmijë tani mund të pranojë 250 .

“Në vende si kjo hapësirë në zemër të Tiranës, ku edhe shpronësimi është i shtrenjtë, ku edhe toka e lirë është e paktë, po mundohemi të shfrytëzojmë maksimalisht; pra, kemi dyfishuar kapacitetin e çerdhes, duke shtuar 4 grupe të tjera dhe do të mundohemi që në të gjithë territorin, aty ku ka vend për hapësira të reja, të zgjerojmë hapësirat e akomodimit, të shtojmë grupet apo edhe terrenet sportive, siç do të bëjmë edhe këtu një kënd lodrash”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Bashkia e Tiranës do të ndërmarrë një nisme të re  duke ndërmjetësuar  me kompani që kane mbi 100 punonjës për të krijuar një kopsht apo çerdhe brenda tyre.

“Siç e kërkon ligji dhe siç është tradita në të gjitha vendet e BE-së, kompanitë që kanë një numër të caktuar punonjësish, mbi 100 punonjës, si kompanitë e telekomunikacionit, bankave, të fillojnë të instalojnë në mjediset e tyre çerdhe dhe kopshte. Është një mënyrë për t’u siguruar që prindi që punon e ka shumë të afërt vendin ku po rritet fëmija i tij, por edhe për t’i hequr një ngarkesë qyteti”, tha Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA