Pamje shqetësuese vijnë nga qyteti i Vlorës, ku një motor ka marrë flakë gjatë aksidentit në rrugën transballkanike.

Një motor u përplas me një makinë, por fatmirësisht drejtuesi i motorit i shpëtoi aksidentit. Motori në flakë siç shihet dhe në pamje ka shkaktuar panik.
Ngjarja ndodhi në afërsi të zonës së skelës pranë një pike karburanti.

Dyshohet se shkak i aksidentit ishte shpejtësia me të cilën po lëvizte motori gjë që ka bërë që drejtuesi të humbë kontrollin e mjetit dhe të devijojë rrugën duke u përplasur me një makinë që vinte përballë.

Për shkak se mbante kokore, drejtuesi i motorit arriti t’i mbijetonte për mrekulli këtij aksidenti.

Ndiqni videon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA