Kanë përfunduar punimet në segmentin e parë të rrugës së lumit të Vlorës dhe ka nisur puna tek segmenti i dytë. Kryeministri Edi Rma dhe kryebashkiaku i Vlorës inspektuan punimet këtë të premte.

“Është një super rrugë. Një ëndërr që kur isha unë fëmijë dhe sot jam 50 vjeç, gjithashtu ëndërr dhe nga gjyshërit e mi dhe prindërit e mi po ashtu”- tha Dritan Leli, Kryetari i bashkisë Vlorë.

“Kjo hap një pamje tjetër, një Shqipëri tjetër për të gjithë ata që s’kanë kaluar këtej ndonjëherë, është një spektakël i madh nga ana e natyrës, gjithashtu do hapi shumë mundësi për bujqësinë, për blegtorinë, për turizmin. Dalja poshtë në breg është shumë fantastike dhe lidhja me Gusmarin dhe Kuçin poshtë”- tha kryeministri Edi Rama.

Rruga me gjatësi thuajse 100 km do të lidhë “Bypassin” e Vlorës me Qeparoin duke kaluar nëpërmjet Urës së Peshkëpisë – Urës së Laskos – Kuç-it dhe një sërë fshatrash të tjerë. Rruga do të ketë dhe një degëzim nga Peshkëpia për në Selenicë dhe në kryqëzimin e autostradës Levan-Tepelenë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA