Ka nisur në Gjykatën e Tiranës seanca për 15 biznesmenët e arrestuar për skemë mashtrimi me faturat e tatimit të vlerës së shtuar. Gjyqtarja Ardiana Bera do të caktojë masën e sigurisë për të arrestuarit. Prokurore e çështjes është Elisabeta Ymeraj.
15 biznesmenët e arrestuar mbrëmjen e së mërkurës, të cilët dyshohet se kanë krijuar një skemë mashtrimi me faturat e tatimit të vlerës së shtuar, rezultojnë të jenë aksionerë dhe pronarë të disa kompanive, që kanë përfituar shuma të mëdha parash nëpërmjet tenderave.
Gjatë seancës, prokurorja Imeraj deklaroi se “hetimi lidhet me deklarimin e veprimtarisë së këtyre subjekteve në organet tatimore. Të dyshuarit kanë krijuar skemë mashtrimi.” Ajo shtoi se nga ana e Prokurorisë po kryehet një hetim i detajuar edhe ndaj të dyshuarve të tjerë.
Edhe drejtoria e Hetimit Tatimor ka deklaruar se “BTI”, “UniService”, “EBA Ndërtim”, “Banis shpk” dhe “Aleni shpk” dyshohet se kanë konsumuar veprën e krijimit të skemave mashtruese lidhur me tatimet.
Nga 15 të arrestuar, Prokuroria kërkoi arrest me burg për 14 prej tyre, vetëm për Shkëlqim Prodanin kërkoi “arrest shtëpie”.
Prokuroria ka kërkuar për:
Shkëlqim Prodani, arrest shëpie
Besnik Pelivani, arrest me burg
Astrit Lala, arrest me burg
Haxhi Sala, arrest me burg
Alber Ahmeti, arrest me burg
Ardian Bejko, arrest me burg
Mhill Ndreca, arrest me burg
Shpresa Joanidhi, arrest me burg
Fatmir Firi, arrest me burg
Paqsor Buzi, arrest me burg
Vangjush Mbirce, arrest me burg
Rabi Kurti, arrest me burg
Riza Roshi, arrest me burg
Rrapo Baduni, arrest me burg
Vasil Korita, arrest me burg.
Top Channel