Pas miqësores me Francën, Kombëtarja U21 pret Austrinë
07/09/2019 16:10
Kombëtarja shqiptare e U21 do të luajë të hënën ndaj Austrisë për Kualifikueset e Euro 2021 të kësaj kategorie.
Skuadra e drejtuar nga Alban VBushi vjen në përgatitjet për këtë sfidë pas miqësores së zhvilluar me ekipin U21 të Francës që e humbi 4-0. Alban Bushi bëri një bilanc të kësaj sfide teksa theksoi se skuadra e tij bëri shumë gabime në momentin e golave të Bluve.
Trajneri i 21 vjecarëve theksoi se ka në dispozicion lojtarë shumë të mirë që në 2-3 vjet do të bëhen pjesë e Kombëtares A.
Të hënën skuadrën e Shpresave e pret përballja me Austrinë, sfidë që sipas trajnerit Bushi duhet fituar patjetër.
Top Channel