
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Librazhdit mëngjesin e së shtunës.
53 vjeçari Daut Gjokola në gjendje të rënduar psikologjike ka masakruar me thikë bashkëshorten Lule Gjokola 49 vjeçe ndërsa më pas është vetë hedhur nga kati i 7 i pallatit ku jetonte duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ka qenë djali 26 vjeçari i cili ka gjetur të ëmën në gjendje të rëndë, por me gjithë ndërhyrjen e tij, 49 vjeçarja gjeti vdekjen sapo mbërriti në spital. Të shokuar shprehen fqinj dhe të afërm të familjes Gjokola.
Një tjetër ngjarje e rëndë në familje është shënuar në Elbasan, por për fat të mirë policia ka arritur të ndalojë përshkallëzimin e krimit. Burrë e grua, së bashku me djalin e tyre 25 vjeçar kanë dhunuar me mjete të forta nusen e djalit. 25 vjeçarja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel