“Marrëveshja nuk e shpëton dot këtë herë opozitën joparlamentare. Deri tani Kryetari i Partisë Demokratike duhet të kishte dhënë dorëheqjen 2 herë”, kështu ka shkrua në një status në facebook deputetja Rudina Hajdari.
Duke iu referuar deklaratës së djeshme të Bashës, ku u shpreh se opozita është e gatshme të krijojë një platformë kombëtare për daljen e vendit nga kriza, Hajdari thotë se as këtë herë opozita nuk do shpëtojë dot.
Përfundon mbledhja me aleatët/ Basha: Opozita qeveria e së nesërmes, largimi i Ramës nuk mjafton
Statusi i Hajdarit
Duhet një “shkollë politike” për kryetarët e partive kryesore mbi ndryshimin e sistemit në mënyrë që të bien me këmbë në tokë.
Marrëveshja nuk e shpëton dot këtë herë opozitën joparlamentare. Deri tani Kryetari i Partisë Demokratike duhet të kishte dhënë dorëheqjen 2 herë, dhe me këtë marrëveshjen tjetër që kërkon të bëjë me Ramën me anë të “Platformës Kombëtare” (pa realizuar asnjë objektivë deri tani) do jetë e treta e vërteta. Sepse demokratët nuk kanë ndërmend ta bëjnë Edi Ramën, të pavdekshëm.
Top Channel