Në harkun kohor të tri ditëve socialistët i rrëzuan 7 dekrete Presidentit të Republikës.

Këtë të premte ishte radha e kodit penal dhe ligjit për qeverisjen vendore. Një pjesë e opozitarëve të rinj surprizuan dhe mbështetën hapur Presidentin edhe pse vota e tyre ishte e pamjaftueshme.

Të rinjtë më shumë sesa për Presidentin, kritikat i kishin për Ministren e Drejtësisë. Oponenca më e madhe Ilir Metës i erdhi nga ish bashkëpunëtori më i ngushtë i tij dikur.

Spartak Braho kritikoi hapur ish shefin e tij për kthimin e ligjeve duke i paralajmëruar edhe fatin e tij politik. Beteja me dekrete nuk është e vetmja mes mazhorancës dhe kreut të shtetit.

Një tjetër përballje më e fortë pritet të hënën. Ilir Meta do rikthehet në Kuvend këtë herë jo për të drejtuar por për të dëshmuar para Komisionit Hetimor Parlamentar.

Elda Menga

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA