Në krye të takimit të saj me kryeministrin kinez Li Keqiang të premten, kancelarja Angela Merkel tha se shkëmbimet tregtare midis Kinës dhe SHBA, dhe futja e tarifave doganore kanë pasur efekt të disfavorshëm edhe në vendet e tjera.
Ekonomia gjermane është në prag të një recesioni, pas rrudhjes në tremujorin e dytë të vitit për shkak të dobësimit të eksporteve. Në të njëjtën kohë, ekonomia kineze po rritet me ritmin më të ngadaltë në pothuajse tre dekada, pasi tarifat doganore të SHBA mbi mallrat kineze, me vlerë prej miliarda dollarësh, e rëndojnë ekonominë kineze.
Çështjet e investimeve
Merkel, e cila po udhëheq një delegacion të madh me përfaqësues të biznesit në Pekin, gjithashtu tha se shpresonte që një marrëveshje investimi BE-Kinë do të përfundojë së shpejti. Kjo është vizita e 12-të e Merkelit në Kinë si kancelare.
Gjatë vitit të kaluar, Gjermania dhe Bashkimi Evropian kanë forcuar rregullat e tyre për kontrollimin e investimeve të huaja, duke e bërë Pekinin që t’i akuzojë për proteksionizëm.
Një marrëveshje investimi BE-Kinë do t’i hiqte disa nga pengesat, dhe kjo kërkohet nga Evropa dhe Kina.
Përveç tregtisë, në agjendën e saj janë diskutime për të drejtat e njeriut dhe protestat e tanishme në Hong Kong.
Merkel tha që ajo diskutoi për Hong Kongun me kryeministrin Li dhe se duhej të ketë një zgjidhje paqësore për qytetin. “Unë tregova gjatë bisedimeve se të drejtat dhe liritë, për të cilat është rënë dakord në Ligjin Themelor të Hong Kongut duhet të mbrohen,” tha ajo.
Li tha që Pekini dëshironte të parandalonte trazirat në ish-koloninë britanike, e cila është përfshirë nga protestat në javët e kaluara./DW
Top Channel