
“Më bën përshtypje arroganca e saj”, Braçe nxjerr sms dhe denconcon Anuela Ristanin: Kam që në shkurt që i them për një emergjencë mjedisore, ajo më kërkon…
19/09 22:54
Ditën e sotme është konstituuar Këshilli i Qarkut të Lezhës.
Ky konstituim vjen pas marrjes së detyrës së kryebashkiakëve dhe këshillave bashkiakë në qarkun e Lezhës. Në krye të Këshillit të Qarkut Lezhë është zgjedhur Eduart Ndreca, i cili aktualisht është edhe kryetari i Partisë Socialiste për qarkun e Lezhës.
Keshilli i qarkut Lezhë për katër vite është drejtuar nga Gjoke Ndoka.
Në Konstituimin e Këshillit të Qarkut të Lezhës kanë marrë pjesë ministri i Brendshëm Sandër Lleshi, deputetja Ardjana Jaku si dhe dy kryebashkiakë, ai i Lezhës, Pjerin Ndreu dhe Mirditës, Majlinda Cara.
Ajo qe u vu re në këtë mbledhje ishte mungesa e kryebashkiakut të Mirditës, Ndrec Deda.
Top Channel