Akuzat mes Bashës dhe Metës/ Panariti i cilëson humore politike, koalicioni me PD për qëllime të tjera

06/09/2019 17:19

Bashkëbisedimi në emisionin “Top Talk” me ish- ministrin e Bujqësisë, Edmond Panariti ceku edhe temën e akuzave mes Bashës dhe Metës. LSI, më parë në koalicion me PS-në ndërroi më pas kah, në një kohë kur dikur Lulzim Basha dhe Ilir Meta deklaronin se kurrë nuk do të kish’ një marrëveshje mes tyre.

“Unë nuk do të merrem me humoret apo me batutat personale apo individuale që politika i prodhon kohë pas kohe, sepse koalicionet nuk ndërtohen mbi bazën e perceptimeve apo deklaratave individuale”, tha ish- ministri.

Më pas shtoi se humoret politike janë humore politike, janë të rëndësishme por nuk janë vendimtare.

“ Jemi të gjithë njerëz që në momente të veçanta jemi të irrituar nga një pozicion aspak komod i partnerit. Nuk përmbahemi dhe natyrisht lëshojmë ato që nuk duhen thënë. Një koalicion ndërtohet mbi bazën e disa principeve, nëse u përmbahemi këtyre principeve, unë mendoj që opozita  i ka të çimentuara dhe është njësuar  në disa principe për të ndërtuar këtë koalicion, pavarësisht se aty ka humor. Po ta shohësh, edhe brenda koalicionit ka perceptime të ndryshme”, deklaroi Panariti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA