15 vite LSI/ Kryemadhi nuk harron kritikat ndaj Ramës: Regjimi kriminal i “Rilindjes” zhyti shqiptarët në varfëri!

06/09/2019 19:31

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka marrë fjalën në mbledhjen e Koventës Kombëtare të LSI, me rastin e 15 vjetorit të kësaj partie.

“Në këto 15 vite të rrugetimit tonë politik, sfidat me të cilat jemi përballur kanë qënë të shumta e të jashtëzakonshme. Kauzat për të cilat u krijuam dhe kemi luftuar në këto 15 vite, janë akoma reale. Prandaj mbështetja për forcën tonë politike nuk ka shteruar asnjëherë nga njerëzit e thjeshtë, të cilët e duan Shqipërinë anëtare të denjë të Evropës”, tha ajo.

Në fjalën e saj Kryemadhi nuk i kurseu kritikat ndaj qeverisë, për të cilën tha: “Sot me shumë se kurrë, e ritheksoj se prej regjimit kriminal dhe oligarkik të Rilindjes, ne kemi, nga njëra anë një grusht njerëzish që me tender e pa tender po pasurohen me shpejtësi duke grabitur pasuritë e shqiptarëve të cilët nuk perbëjnë më shumë se 1 % të tyre,dhe nga ana tjetër, mbi 80 % të shqiptarëve të braktisur, të zhytur në varfëri që luftojnë tu mbijetojnë sfidave të këtij realiteti”.

Deklarata e Kryemadhit

“15 vjet më parë lindi Lëvizja Socialiste për Integrim, forca politike që bashkoi rreth kauzës së madhe të ndryshimit dhe integrimit, energji, ëndrra, vullnete dhe përkushtim shembullor.

Në historinë politike të pluralizmit, partitë zakonisht u janë bashkuar mazhorancave. LSI, në themelimin e saj, u shkëput nga mazhoranca e pushtetit duke vendosur një standard të ri morali politik, qe e konsideron mirëqeverisjen, më të rëndësishme se pushteti.

Këtë moral politik ka ndjekur LSI, dhe mbi këtë parim është ndërtuar i gjithë aksioni politik i LSI-së.

Në këto 15 vite të rrugetimit tonë politik, sfidat me të cilat jemi përballur kanë qënë të shumta e të jashtëzakonshme. Kauzat për të cilat u krijuam dhe kemi luftuar në këto 15 vite, janë akoma reale.
Prandaj mbështetja për forcën tonë politike nuk ka shteruar asnjëherë nga njerëzit e thjeshtë, të cilët e duan Shqipërinë anëtare të denjë të Evropës.

Ne u rezistuam goditjeve të paprincipta që synonin eleminimin tonë, prej makinacioneve me sistemin zgjedhor, deri tek makineria mediatike e shpifjeve dhe akuzave në shërbim të interesave kryeministrore.

Ngadhënjyem sepse jemi me të drejtën, me moralin dhe virtytin, fituam sepse jemi bashkë dhe kemi dashurinë e madhe për vendin dhe të ardhmen e tij.

Nuk ka forcë që na ndal në përmbushjen e misionit tonë. Busulla jonë është Integrimi në BE, jeta më e mirë për çdo qytetar, pavarësisht bindjeve të tijë politike.

Për ne mbetet parësore Kthimi i besimit tek Shqipëria, si shtëpia jonë e përbashkët.

Sot bota politike, intelektuale dhe akademike, nga vendi më i vogël i rruzullit e deri tek më i madhi, po diskuton e debaton një problem të mprehtë, që në Shqiperi, fatkeqesisht për kushtet dhe veçoritë dhe sidomos në këto vitet e regjimit të Rilindjes, nuk është thjesht një problem, por një dramë që po shkatërron këtë vend.

Që ka mpirë shoqerinë dhe po i çon djemtë dhe vajzat tona gjithnjë e më shumë larg Shqipërisë. E kam fjalën për thellimin e polarizimit të shoqërisë sone dhe pabarazisë në të.
Ky problem i kanalizuar në ideologji të ndryshme,në botë trajtohet si fenomen social dhe politik.

Për fat të keq në Shqipëri ky është thjesht dhe vetëm problem një i vetëm dhe ka të bëjë me vjedhjen e pronës publike dhe tenderimin e ekonomisë në duart e pak njerëzve të afërt me pushtetin.Asgjë më shumë se një vjedhje flagrante me një plan të mirëmenduar.

Nuk është rastësi, as kapitalizëm e as demokraci, fakti që vendi ka mbetur për një periudhë të gjatë pa gjykata. Nuk është as rastësi kapitalizem dhe as demokraci ligji për kadastrat: nuk ishte rastesi e as formë e kapitalizmit madje as demokraci ligji për kthimin e devidentit. Ku rimbushen xhepat e atyre qe I kanë plot:

S’mund te quajmë rastësi, kapitalizëm apo demokraci grabitjen e tokës së teatrit me ligj të posaçëm dhe me vota deputetësh pa dinjitet:

Në ç’vend të botës ndodh që ligji të burgosë një familjar të papunë që nuk paguan dot faturën e energjisë elektrike dhe nuk guxon të gjykojë ata që në flagrancë janë kapur duke vjedhur,shitur dhe blerë votën?

Sot me shumë se kurrë, e ritheksoj se prej regjimit kriminal dhe oligarkik të Rilindjes, ne kemi, nga njëra anë një grusht njerëzish që me tender e pa tender po pasurohen me shpejtësi duke grabitur pasuritë e shqiptarëve të cilët nuk perbëjnë më shumë se 1 % të tyre,dhe nga ana tjetër, mbi 80 % të shqiptarëve të braktisur, të zhytur në varfëri që luftojnë tu mbijetojnë sfidave të këtij realiteti.

Në kohën kur organizata kriminale dhe oligarkike me emrin Rilindje, ka shkatërruar me plan te mirëfilltë të majtën gjenuine shqiptare me qëllim kryesisht zaptimin dhe futjen në kthetrat e saj të ekonomisë shqiptare dhe kur fatkeqesisht me ane te koncesnioneve dhe ppp-ve, kryeministri yne e ka tenderuar dhe burgosur të ardhmen tonë ekonomike dhe për 15 apo 20 vitet e ardhshme. Në këto kushte ne na duhet të mendojmë për një zgjidhje afatgjatë dhe jo thjesht për të nesërmen.

Unë në formimin tim politik jam një “socialiste demokrate”, siç ka plot të tillë edhe ndër ju në sallë e kudo në Shqipëri, edhe pse të braktisur e të zhgënjyer në aspiratën e tyre prej fenomenit abuziv me etiketën “Rilindje”.

Si socialiste demokrate, unë jam e bindur se drama e pabarazisë në Shqipëri, as nuk mjekohet, madje as nuk zgjidhet, pa rivendosjen e së majtës së vertetë në shinat e vlerave dhe demokracisë dhe integrimit, të solidaritetit dhe humanizmit.

Kushtet në të cilat ndodhemi NA e ngarkojnë Ne këtë përgjegjësi historike. LSI duhet të çlirojë të majtën nga thundra kriminale e shpërdorimit të Rilindjes. Ky është misioni ynë politik dhe historik. Për të cilin do të na vlerësojnë fëmijët tanë dhe historia nesër.

Trëndafili i kuq i socialistëve shqiptarë me rrënjët në gjakun e dëshmorëve të lirisë dhe ëndërr Shqipërinë si gjithë Europa që u bë e duhej të ishtë edhe sot simbol i politikave sociale, nuk është më.
Ai është zëvendësuar me fiongon e zezë të korrupsionit të PPP-ve dhe degëzën e kanabisit si simbol i qeverisjes dhe krimit të bërë një, që jo vetëm shkatërroi partinë e vlerave dhe kontributeve historike për Shqipërinë, por lëndoi zemrat e qindra mijëra pensionistëve, veteranëve të luftës nacional clirimtare, duke bërë që të rinjtë dhe te rejat të marrin udhët e mërgimit, dhe që po e çon edhe vendin në një asfiksi totale që vështirë ta marë veten.

Ndaj ne duhet ta marrim përsipër këtë sfidë ….
Unë jam e vëmendshme ndaj çdo alternative ekonomike që shpaloset nga çdo do krah, nga çdo parti e djathtë, e qendrës apo kudo qoftë. Por njëkohësisht jam e bindur dhe e ndërgjegjshme që Shqiperia nuk shpëton nga drama e pabarazisë pa një të majtë të fortë e modern, të hapur e të shëndetshme e mbi të gjitha që të ketë të shenjtë interesat kombëtare dhe shërbimin ndaj qytetarëve.

Shumë herë ideologjitë përdoren për t’u marrë votën qytetarëve.Bota ka plot shembuj të tillë,edhe Shqipëria ka mjaftueshëm raste të tilla. Por unë prapë e them me bindje se pa një të majtë të shëndetshme Shqiperia nuk ka as shansin më të vogël të dalë nga kjo humnerë ku e ka cuar grabitja që thellon perditë pabarazinë.

Sa më shpejt të ringrihet e majta e munguar dhe e pushtuar, aq më të të pakta do ti ketë ditët ky regjim antipopullor, dhe shumë tepër shpresë do të ketë për të ardhmen.

Sa më shpejtë të ringrihet e majta e shëndetshme dhe atdhetare, aq më e fortë do ndjehet dhe e djathta patriotike shqiptare dhe aq me organik, dhe me I dobishem do jete partneriteti dhe bashkëpunimi opozitar si mision për të bërë punë më të mira për Shqipërinë. Për të perfaqesuar numrin e madh të pensionistëve që fatkeqesisht po rritet me shpejtesi galopante, për të ndalur largimin masiv të rinisë dhe intelektualëve shqiptare.

Si socialistë demokratë ne jemi munduar ta bejmë këtë dhe më parë, kryesisht me iniciativa parlametare, por të jemi të sinqertë nuk ja kemi dalë.

Ndryshe nga Rilindja edhe kur kemi qeverisur me ta,kemi insistuar për arsim falas,sepse arsimimi i të rinjve në kushte sa më optimale është baza për një shoqëri të shëndetshme.

Si opozitë e bashkuar kemi kundërshtuar çdo koncension në kurriz të pasurisë së shqiptarëve.Sepse këto janë parimet tona bazë. Ne kemi mbështetur çdo inisiativë në ndihmë të personave në nevojë,sepse kjo është busulla jonë e orientimit.

Po ku jemi sot?

Sot ne nuk jemi në parlament. Sistemi kriminal dhe oligarkik i Edi Ramës nuk e mundëson një debat vlerash siç ndodh në çdo vend demokratik. Ne kemi bërë sa kemi mundur që ta çmontojmë këtë klikë në pushtet,ndaj sot s’mund të pranojmë të jemi fasadë e një qeverisje ku mbizëtërojnë dëshirat dhe epshet paranojake të një kryeministri të lidhur kokë e këmbë me krimin.

Ne kemi protestuar fuqishëm dhe kemi mundur ti bindim dhe ata shqiptarë skeptikë se çdo formë proteste është një mënyrë për të ti hequr një gurë themelit mafioz të qeverisë Rama.

Sot unë i bëj thirrje së pari të gjithë anëtarëve të LSI por edhe gjithë shqiptareve të thjeshtë e të ndershem që ushqimet e tyre të perditshme mos ti blejnë në qendrat e mëdha tregatre të oligarkeve, por në dyqanet e lagjeve, te komishinjtë e tyre:

Une I bëj thirrje anëtarëve të LSI së pari por dhe gjithë shqiptarëve që veshjet e tyre mos ti blejnë në qendrat tregtare, po te dyqanet e bizneset e vogla.

Të mos përdorin taksite e korporatave te lidhura me qeveritaret por taksite që me punojnë me sakrificë e duke paguar taksa të larta për të siguruar bukën për familjen. Të bojkotojmë e të refuzojmë të gjitha mekanizmat që i shërbejnë dhe që ushqejnë pushtetin, e të mbështesim e inkurajojmë të gjithë ata që ju shërbejnë qytetarëve dhe që interesin e tyre e kanë të shenjtë. (?)

Të nderuar miq,Situata është e papreçedent. Vendin e ka mbërthyer një krize totale e qeverisjes, ekonomisë dhe shoqerisë.

Në kohën kur më shumë se kurrë kerkohet mobilizim social e intelektual, pjellë e Rilindjes është polarizimi i tejskajshem, nxitja e përçarjes së shoqerisë në “ne” dhe “ata”.

Në kohën kur kerkohet mobilizimi i gjithë energjive e kapaciteteve kombëtare për integrimin e vendit, kemi shkaterrimin e administrates publike, dhe injorim të institucioneve të pavarura dhe akademike.

Gënjeshtra është kozmetika e përditshme e fytyres së qeverisë dhe bojës së kryeministrit. Që edhe pse investon miliona para të pista prapë duket se ka nisur t’i mbarojë vaji.
Makineria e propagandës ka filluar të kercasë e nuk mbulon dot më zullumet e pafund që Rilindja ka prodhuar. Sepse shqiptarët nuk janë të verbër,ata shohin dhe kuptojnë.

Ata shohin se Rilindja nuk ka më asnjë pikë takimi me asnjë ideologji,e aq më pak me të majtën. Rilindja e Ramës do mbahet mend si tradhtarja më e madhe e së majtës shqiptare. Ajo ka shkelur pa mëshirë vlerat saj themelore: shtetin demokratik e social, mundesitë e barabarta dhe shpërndarjen e drejtë të të mirave.

Mundësitë e barabarta u shkaterruan në arsimin e lartë.
Mundesitë e barabarta u shkaterruan edhe në shendetesi, ku mbi 60 % e sherbimit spitalor është në duart e privatit.E ku duhet të paguash shtrenjtë që të marresh sherbime cilesore e në kohë.

Ky eshte sistemi i rilindjes: po nuk pate para, nuk mund të arsimohesh, nuk mund të kurohesh. Shteti social, thelbi i së majtes, ka rene.Por shqiptaret, me varferine e ulur kembekryq në shtepitë e tyre, kane nevoje për nje shtet të fortë.

I vetmi qe nuk e sheh, nuk e ndjen dhe nuk preket nga kjo situatë është Kryeministri.I cili në fakt është shkaktari kryesor i kësaj katastrofe. Atë nuk e prekin as skandalet e përditshme të rilindasve të tij, as dhunimi i votes, as shkelja e ligjit dhe kushtetutes, as trafiqet e droges, as largimi i shqiptareve që që janë totalisht të pashpresë.

Ndaj sfida jonë vazhdon të mbetet rikthimi i shpresës dhe besimit tek një e majtë e vlerave dhe e principeve qe do të mund ta nxjerrë vendin nga bataku ku e ka zhytur Edi Rama.

Une besoj se ne mund ta bëjmë së bashku këtë. Sepse kemi ecur bashkë në suksese dhe dështime, jemi rezuar dhe jemi ngritur por dhe bashkë jemi rritur për të përballuar sfida të reja.

Për këtë,të gjithë së bashku duhet të kthejme demokracine në normalitet. Të ringreme institucionin e votës dhe t’i japim qytetarit sovranitetin për të zgjedhur. Do të realizojme atë qe tashme e kemi propozuar, vetingun e politikaneve.

Duhet të perfundojmë reformen më të rendesishme për Shqiperine, reformen në drejtesi, si nje sistem i pavarur nga politika, dhe jo vegël ne duart e saj, si nje sistem i pavarur nga politikapër të ruajtur Shtetin, Kushtetuten, Ligjin, por mbi te gjitha, të drejtat e qytetarit te thjeshtë.

Me nje sistem drejtesia te pavarur ne do kemi siguri ekonomike dhe shoqerore do te kemi besimin e investitoreve te huaj te cilet do te investojne dhe nga kjo vjen krijimi I vendeve te reja te punes te cilat krijojne mundesi per te rinjte dhe keto mundesi I japin besimin te rinjve shqiptare te ndertojne te ardhmen dhe shtepine e tyre ne shqiperi.

Ne si parti e te rinjve e kemi mission dhe oblikim kete gje. Prandaj Roli I LSI per miratimin e reformes ne drejtesi me 140 vota ishte vendimtar edhe 7 ligjet te cilat pa votat e lsi nuk do mund te kalonin, por realiteti tregoj se rilindja qe ne fillim te hartimit te saj ka punuar kunder reformes sepse nje reforme ne drejtesi e pavarur do te vendoste ne banken e te akuzuarve trafikantet e droges dhe kriminelet te cilet jane te lidhur ngusht me rilindjen dhe qeveritaret e saj.

Nje sistem drejtesie i pavarur nuk do te lejonte qe rruga e arbrit nga 160 milion euro kryeministri I Rilindjes ia con ne 360 milion euro. Rruga milot balldren nga 102 milion e faturon 340 milion euro unaza e re 20 milion kilometrik dhe kete kerkon prap ta vjedhi me firma te fallsifikuara nderkombetare dhe sërish drejtësia burgos të pamundurit, të papërkrahurin, qytetarin e thjeshtë.

Të clirojme ekonomine nga oligarkia, t’i japim frymë biznesit të vogël e te mesem, t’i kthejmë besimin që te investojnë e punesojnë sa më shumë njerëz. Ne jemi angazhuar dhe do te vazhdojme ti qendrojme aspiratave tona per ulje taksash dhe dhenie fryme ekonomise shqiptare.

Vendosje e takses se sheshte ne 10% .

TVSH 0 per prodhimet bujqesore

Tvsh 6% per produktet e shportes

Heqjen e takses se tvsh ne dogane e shume propozime te tjera te cilat ne vazhdojme tiu qendrojme dhe nuk do te rreshtim per te realizuar angazhimet tona ndaj qytetareve.

Të ristrukturojme ekonominë jo si lavatrice e parave të pista të droges e trafiqeve, por ta bazojmë atë tek prodhimi dhe sherbimet, në sektoret që kanë avantazh konkurrues dhe që krijojne punesim të mirepaguar.

Të realizojme reformen në arsim, ku te krijojme mundesi të barabarta reale për çdo të ri dhe të re per nje arsim cilesor, të lidhur me tregun e punes dhe që garanton punesim.

Të reformojme shëndetesine dhe të forcojmë shendetin public, duke forcuar spitalet publike, dhe garantuar cilesinë e ilaçeve. Duke imponuar tolerance zero ndaj ndotjes se mjedisit dhe duke garantuar sigurinë ushqimore.

Të mbeshtesim rinine, duke mos kursyer në kthimin e besimit per të jetuar e punuar në Shqiperi. Propozime konkrete per start-up-et, biznesin e drejtuar nga të rinjte, po i pergatisim dhe do ti paraqesim së shpejti propozimin tone bashke me faturen financiare qe cdo I ri apo e re deri ne moshen 30 vjec per cdo biznes apo edhe te ardhurat e tyre financiare qe vine si rezultat I punes tyre ne biznes ,administrat , system bankar, shendetsi, bujqesi,apo cdo fushe tjeter tatimi te jete 0.

Ne duhet te hartojme politika qe ti kushtojme vemendje te rinjve dhe te rejave qe ti mbeshtesim per te qendruar ne shqiperi. Do te ishte nder dhe perfitim I madh per shtetin shqiptar qe me mire te bej 0 taksat per te rinjte shqiptare se sa parate e tyre te harxhohen per udhetimet e luksit të enturazhit qeveritar.

Plakja e popullësisë dhe largimi i të rinjve janë alarmi ynë I madh dhe ndalimi i këtij trendi duhet konsideruar dhe trajtuar si interes kombëtar.
Prandaj shteti dhe të gjithë mekanizmat e tij, politika pa dallim dhe e bërë bashkë duhet të synojë e realizojë ndërrmarjen e politikave që kanë në themel të tyre solidaritetin dhe dimensionin social, humanizmin dhe shtetin si garant të arsimit e punësimit për të rinjtë, të shëndetësisë si shërbim ndaj qytetarëve dhe jo si përfitim të oligarkëve.

Per mua si Kryetare e LSI-së dhe per te gjithe ne, anetaret, simpatizantet dhe votuesit e LSI-se, eshte nje moment fatlum dhe rastesi e bukur qe 15 vjetori i krijimit te partise tone koinçidon ne 75-vjetorin e çlirimit të atdheut, të kesaj ngjarjeje te madhe krenarie, sepse Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe Antifashizmi si vlera e saj universale, jo vetem i sollen popullit lirine, por e bene Shqiperine kontributore te denje ne koalicionin antifashist boteror, ne koalicionin e madhe te vlerave e te sakrificave, mbi te cilat u ngrit Europa e Bashkuar.

Ne jemi krenare per historine tone, por ndjehemi perhere te detyruar ta nderojme ate, te nderojme sakrificat e nje populli te tere dhe gjakun e deshmoreve te lirise, qe nuk mund të përbalten dhe as te mohoen me harresen e turpshme qeveritare, qe ne kete jubile te lavdishem nuk thote asnje fjale e as e permend 75 vjetorin e çlirimit te atdheut!

Por ne jemi ketu edhe per te mos harruar, jemi ketu per te perkujtuar, jemi te gjithe bashke per te nderuar Luften Partizane dhe antifashizmin e popullit shqiptar!

Te dashur vellezer e motra ane e mbane Shqiperise e kudo qe jeni neper bote!

15 vjet nuk jane shume ne historine e nje partie.
Por ato na mjaftojne te bejme nje bilanc punesh, ne mjaftojne te shohim me realizem rrugen neper te cilen kemi ecur e mbi ate pervoje te reflektojme.

Ekzistenca e LSI-se i dha vlere e kuptim pluralizmit shqiptar;
I dha dimensine dhe horizont te ardhmes se vendit;
I dha motiv dhe jetë endrres se te rinjve,

E ndaj, ajo edhe sot eshte forca e ndryshimit dhe e shpreses per Shqiperine Europiane.

Ne jemi ketu e do te jemi gjithmone bashke ne Shqiperine tone, per ta bere endrren realitet!”, tha Kryemadhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA