Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, ka përkujtuar me anë të një mesazhi 22-vjetorin e ndarjes nga jetë të Shën Terezës, duke thënë  që të mos errësohemi nga mëritë dhe urrejtja.

Ruçi e cilësuar Shën Terezën si margaritarin më të çmuar të kombit.

Mesazhi i plotë:

Të ndriçohemi nga dashuria e toleranca,  të mos errësohemi nga mëritë dhe urrejtja: Kryetari i Kuvendit, z.Gramoz Ruçi, përkujton Shën Terezën në 22 vjetorin e ndarjes nga jeta

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, përkujton sot Shën Terezën në 22 vjetorin e ndarjes së saj nga jeta.

“Më 5 shtator 1997 kombi shqiptar dhe gjithë bota, të varfrit, të sëmurët dhe të pambrojturit anembanë Globit humbën Nënë Terezën.

Rreth dy dekada më vonë Papa Françesku do të na e “kthente” të gjithëve, tanimë Shenjtoren Tereza, e cila do të vazhdojë përjetësisht tu japë dritë, buzëqeshje, besim e shpresë miliarda njerëzve, adhuruesve e besimtarëve.

Shën Tereza ishte heroina e dhimbjes dhe e dashurisë njerëzore, apostullja e të varfërve, e të dobtëve dhe e të pambrojturve.

Shën Tereza ishte dhe do të jetë përjetësisht inspirim sipëror i humanizmit, solidaritetit dhe përkushtimit ndaj njerëzve në nevojë.

Ne, shqiptarët, kemi një arsye më shumë për ta kujtuar e për tu krenuar me këtë grua, nobeliste, Nënë dhe Shenjtore,  me margaritarin më të çmuar të kombit tonë.

Është detyra dhe nderi ynë që t’i bëjmë pjesë të jetës,  pasurisë sonë shpirtërore kombëtare dhe sjelljes e veprimeve tona të përditshme  mësimet e saj.

Të udhëhiqemi e ndriçohemi nga dashuria e toleranca dhe të mos na errësohen gjykimet nga mëritë dhe urrejtja.”, shkruan në mesazhin e tij kushtuar Shën Terezës Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA