Ka përfunduar takimi i kryedemokratit Lulzim Basha me aleatët. Basha në një deklaratë për mediat pas mbledhjes tha se tema kryesore e takimit ishte raporti i OSBE/ODHIR, ku sipas Bashës vërtetoi se rrëzoi farsën e 30 qershorit.
“Tema kryesore e takimit ishte raporti i OSBE/ODHIR, i cili rrëzoi farsën e 30 qershorit. Raporti tregoi se në Shqipëri nuk ka shtet, ka rënë drejtësia e Kushtetuta. Raporti tregon se Edi Rama ka varrosur shtetin e së drejtës, ekonominë e paratë e shqiptarëve. Prioriteti ynë është t’i japim fund kësaj gjendjeje me zgjedhje të lira e të ndershme.
PS duhet të marrë përgjegjësinë për gjendjen ku ndodhet vendi. Ndodhemi para një momenti kyç, në më pak se një muaj gjysmë Këshilli Evropian do gjykojë për hapjen e negociatave. Negociata nuk kanë shans të hapen nëse nuk do ketë zgjedhje të liar e të ndershme. Ne si opozitë siç kemi hedhur disa hapa domethënës, jemi gati të ofrojmë një platformë kombëtare për daljen e vendit nga kriza sepse gjendja është shumë e rëndë dhe largimi i Ramës nuk mjafton. Duhen ndryshime të thella politike”, tha Basha.
I pyetur nga gazetarët se kur do të jetë protesta e radhës Basha nuk dha një datë konkrete, por tha se shumë shpejt opozita do nisë aksionin dhe se opozita është qeveria e së nesërmes.
Top Channel