Këta janë turistët më të veçantë që vijojnë njëherë në vit në plazhet shqiptare. Këtë vit ata ndodhen prej dy javësh në plazhin e Vil Bashtovës në eventin e quajtur “Ilegal Tekno.
Kanë zgjedhur vendin më të ndotur të plazhit për ta pastruar vetë atë dhe për të qenë sa më larg pushuesve ditore, sepse duan mënyrën e tyre të lirë të festës.
Këtë vit zgjodhën Vil Bashtovën sepse bashkëpunuan me Bashkinë e Rrogozhinës. Mes pjesëmarrësve ka edhe shqiptarë.
Këto vajza nga Italia kanë festuar për ditë të tëra dhe më së shumti vlerësojnë mikpritjen në Shqipëri.
“Gjithçka shumë mirë, bukur, gjithçka e bukur, energji e mirë, njerëz të bukur”, shprehet një nga turistet.
“Pse Shqipëria, sepse më pëlqen dhe më pëlqen të udhëtoj, është vend i bukur. Në krahasim me vendin tonë, Italinë, që është pak më i mbyllur, këtu na kanë mirëpritur dhe na kanë ofruar këtë vend”, thotë turistja nga Italia.
“Sepse është një bombë ky vend, ka det, ambjenti është i bukur. Jemi shumë mirë. Hera e parë që jemi këtu dhe do të rikthehem sërish”, shprehet një tjetër turiste.
“Vijmë këtu edhe sepse nuk është se bëhen shumë festa këtu dhe kjo është një mënyrë për të sjellë festë në Shqipëri, mënyrën tonë se si organizohemi dhe ajo që duam ne të përcjellin për mënyrën e organizimit”, shton një tjetër turiste.
Festimet e lira mbaruan por ky komunitet të rinjsh nën emrin ilegal “tekno” do rikthehet sërish.
Bledar Koreshi
Top Channel