27/12 18:54
Avokati Spartak Ngjela nuk i kurseu kritikat për opozitën në studion e Top Talk. Ndërsa shtoi se protestat e saj nuk kanë qenë efektive dhe s’kanë pasur mbështetje.
“Protestë do të thotë masë kompakte njerëzish. Me 2000 nuk përfaqëson asgjë. Këta s’kanë numër, bëjnë zhurmë Ata nuk i do populli, nëse do i donte do ishin 400 mijë veta në shesh, po nuk ishin”, tha Ngjela.
Sipas Ngjelës mospjesëmarrja e shumtë e qytetarëve tregon edhe mos rrëzimin e qeverisë, pasi sipas tij një mbështetje e madhe e popullit në protesta deri më tani do e kishte rrëzuar qeverinë.
“ Ku i kanë këta 80 përqind të popullit me vete? Pamjet i kanë treguar të gjitha. Nuk ka njerëz”, tha ai.
Top Channel