
26/02 23:10
Komisioni Hetimor “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Shqipërisë, në kuadër të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore” i ka dërguar një letër Ilir Metës, ku i kërkohet të dëshmojë më datë 9 shtator, ora 10:00.
Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar, Ulsi Manja ka ftuar kryetarin e shtetit të flasë mbi rrethanat e objektit të hetimit që ka nisur ndaj tij.
Top Channel ka siguruar shkresën që i ka mbërritur Metës me firmën e Manjës.
Ju kujtojmë se më herët, përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta ka konfirmuar se do shkojë në kuvend në rast se e thërrasin..
Top Channel