Në Forumin e Bled-it që u zhvillua në Slloveni, ministri i Jashtëm, Miro Cerar kërkoi hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kërkesa u bë gjatë takimeve që Cerar zhvilloi me homologët e Finlandës dhe Spanjës, ky i fundit kandidat për postin e Përfaqësuesit të BE-së për Politikën e Jashtme.
Në bisedimet me Josep Borrell dhe Pekka Haavisto, Cerar theksoi rëndësinë e hapjes së negociatave me dy shtetet ballkanike që në muajin tetor, në samitin e liderëve të BE-së.
Ky angazhim i Sllovenisë në hapjen e negociatave me Tiranën dhe Shkupin vjen edhe si rrjedhojë e synimit për të marrë drejtimin e Komisionit për Zgjerim. Lubjana ka propozuar emrin e Janez Lenarčič, kryetar i delegacionit në BE, si kryetar të ri të këtij komisioni, pas përfundimit të mandatit të austriakut Johannes Hahn.
Top Channel